Nis “Java e Kulturës” në Preshevë
Që nga dita e hënë e 15 prillit ka nisur “Java e Kulturës” në Preshevë, e cila do të përmbajë aktivitete të ndryshme kulturoro-artistike.
Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Valon Nuhiu, ka konfirmuar se kjo javë u dedikohet aktivitete kulturore, të cilat do të jenë falas për qytetarët e Komunës së Preshevës.
Java kulturore fillon me premierën e shfaqjes “Misteri”, në regji të Afeida Borici Memetit.
Në shfaqjen “Misteri” të autorit italian Aldo De Benedetti luajnë aktorët rezidentë që janë në teatër: Artan Ibishi, Gani Veseli, Egzona Salihu dhe Valon Nuhiu. Njëkohësisht asistent tjetër i regjisë është Gjelbrim Emini.
Më datën 17 prill do të performojë shoqëria kulturore artistike “Presheva” në bashkëpunim me “Zërin e Luginës” nga Bujanoci, që do të prezantohen para publikut preshevar me këngë e valle shqipe, ku do të ketë diku rreth 12 pika, të cilat do të shfaqen.
Me datën 19 prill ansambli “Shota” nga Prishtina, ku me një ekip rreth 60 veta do të kenë mundësinë të shfaqin programin e tyre kulturoro- artistik.
“Duke parë se ka munguar aktiviteti kohëve të fundit do të mundohemi që të shpërblejmë publikun, duke e bërë të hapur shfaqjen për të gjithë. Jemi munduar që të paktën ta bëjmë një javë që sado pak ta thyejmë atë monotoninë e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, duke i respektuar të gjitha aktivitetet, duke pasur të njohur faktin se qytetarët e Preshevës janë të njohur për njohjen e vlerave kulturore dhe kanë një publik të mrekullueshëm. Publiku i Preshevës do të ketë një javë që do të çlodhen dhe do t’’u ikin rutinave të jetës së përditshme”, tha Nuhiu.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/resheve-misteri.jpg): failed to open stream: No such file or directory