Fondi Humanitar i Kosovës Lindore me seli në Cyrih të Zvicrës ka hap konkurs për 100 studentë shqiptar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të fituar nga 100 chf
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore në njoftimin e saj tregon se qëllimi i këtij konkursi është investimi në student në mënyrë që ata të pajisen me njohuri e dije që është kusht për ardhmërin dhe përparimin e kombit.
Ky fond humanitar në konkurs ka theksuar se studëntët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të jenë në studime të rregullta në këtë vit akademik, ndërsa si dëshmi duhet të paraqes fotokopjen e indeksit dhe vërtetimin nga fakulteti ku studion.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 10 nëntor të këtij viti, ndërsa aplikuesit dokumentacion do të mund ta dorëzojnë përmes postës elektronike info@fondihumanitar.ch, ose në kryesinë e kësaj organizate.
Të përzgjedhuri e konkursit emrat e tyre mund ti gjejnë në faqen e internetit të fondit (www.fondihumanitar.ch) më së voni deri më 20 nëntor.
Studentët fitues në konkurs të hollat në vlerë prej 100 chf do të duhet ti tërheqin personalisht më 24 nëntor në shtëpin e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, pas përfundimit të programit që fillon në orën 11h./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/fomdi-humanitar.jpg): failed to open stream: No such file or directory