Nga 1 gushti, dokumentet serbe  do të zëvendësohen gjatë hyrje-daljeve në Kosovë (linku zyrtar)
Lokale

Nga 1 gushti, dokumentet serbe do të zëvendësohen gjatë hyrje-daljeve në Kosovë (linku zyrtar)

25.Jul.2022 07:24
0

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti, të gjithë ata që paraqiten për kalim kufitar me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen në pikëkalimet kufitare me dokumente që përkohësisht zëvendësojnë përdorimin e dokumenteve të tilla. 

Në njoftimin e lëshuar nga Policia të dielën, thuhet se dokumenti hyrje/dalje, do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

“Me qëllim të zbatimit të vendimit, mundësimit të pajisjes më të shpejtë me dokument hyrje/dalje për qytetarët që kanë nevojë, shmangies së pritjeve dhe mundësimit të qarkullimit më të lehtë kufitar, Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore, si në aspektin e burimeve njerëzore, po ashtu edhe në ato teknike e logjistike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky dokument, sipas policisë, do të lëshohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor dhe ajror dhe ka afat vlefshmërie 90 ditë. 

“Me dokument për Hyrje/Dalje pajisen edhe personat e moshës nën 16 vjet, të cilët nuk posedojnë dokument identifikimi, me kusht që të kenë me vete certifikatën e lindjes me fotografi”, thuhet në njoftim të policisë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ufiri-kosove-m.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Partitë shqiptare pro regjistrimit të popullësisë në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration