Nevzad Lutfiu, shpallë fitoren për KKSH në komunën e Bujanocit
Nevzad Lutfiu, kandidati për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga lista "Lëvizja e Progresit Demokratik-Shqiprim Musliu" ka shpallur fitoren për komunën e Bujanocit.
Sipas rezultateve preliminare Lutfiu, është fitues i zgjedhjeve në komunën e Bujanocit me rreth 2300 vota ndërsa në nivel të tre komunave mundë të renditet e 3-ta.
Ai ka shprehur në Facebook “Fitues i zgjedhjeve në Komunën e Bujanocit. Luginë të dua “.
Postimi në Facebook:
Të dashur qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës!
Më lejoni që t'ju falënderojë nga zemra për besimin e dhënë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë.
Jeta e mirë e qytetarëve shqiptarë në këtë vend ka qenë, është dhe përherë do të jetë ideali im.
Shqiptar mbi këtë dhe!
copy(/home/titulli/public_html/images/image/evzad-lutfiu-fitues-kksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory