Nënshkruhet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc, përjashtohet vetëm 1 shqiptarë
Pas disa javë diskutimeve është arritur marrëveshja brenda 4 subjekteve shqiptare për të formuar shumicën në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit të cilët numërojnë 25 këshillëtarë, shkruan Titulli.com.
Në bazë të kësaj marrëveshje kryetari i komunës së Bujanocit do të jetë Nagip Arifi nga Partia Demokratike, kryetari i kuvendit nga radhët e PVD-së dhe zëvendës/kryetari i komunës nga Lëvizja e Progresit Demokratik.
Pjesë e kësaj marrëveshje nuk është Unioni Demokratik Shqiptar i cili ka fituar 1 mandat në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, raporton Titulli.com.
Sipas marrëveshjes pozitat ndara për partnerin e mundshëm serb lokal nëse i bashkohet më vonë këtij koalicioni, subjekete politike shqiptare do të heqin dorë nga pozitat e tyre.
Deri në mbajtjen e seancës konstituive të kuvendit komunal mbtetet të shihet se a do t'i bashkohet këtij koalicioni edhe ndonje subjekt politik serb.
Vlen të theksohet se për arritjen e kësaj marrëveshje është angazhuar drejtë për drejtë Tirana zyrtare./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-lideret.jpg): failed to open stream: No such file or directory