Në Zarbicë fillon renovimi i Shkollës Mejtepit
Objekti i ndërtuar në vitin 1904, ku shërbeu Mësuesi, Hoxha e inovatori Hasan Masurica.
Ndërsa me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitin 1946 në Zarbicë është hapur Shkolla shqipe tetëvjeçare me emrin e heroit tonë Kombëtarë ,,Skënderbeu", me Mësues të parë pishtarin e arsimit Shqip, Tahir Z.Berisha.
Si Institucion arsimor punoi deri në vitin 1981, në këtë ish-objekt kishte funksionuar edhe Administrata që Zarbica vitet 1950-ishte Komunë.
Shkolla-Mejtepi i Zarbicës është dhe do të mbetët emblema dhe i dentiteti i Malësisë, Tempulli i dijes që barti luftimin e prapambejtjes në heqje së feregjes(perdes), mësimin e ABC-ës dhe organizmin e kurseve për zhdukjen e analfabetizimit në këtë hapsirë Shqiptare.
Shkolla Mejtepi i Zarbicës brenda vetës ngërthen historinë e arsimit, kulturën dhe trashëgimin e mirëfilltë materiale të kësaj pjese.
Sot, datë 28 Tetor, një ekip profesionale nga Komuna e Bujanocit ishin në vizit të objektit shkollës Mejtepit, dhe kan realizuar matjen, inqizimin ku pastaj do bëhet projekti në parallogaritjen e renovimit të Shkollës-Mejtepit të Zarbicës.
Pas renovimit, ky objekt do të regjistrohet si objekt i trashigimis kulturoro-historike, nën mbrojtje të ligjit pasi është dhe ruan vlera të mdha.
Veprimtari dhe publicisti Refik Hasani, nga Zarbica është inciator për renovim të Shkollës-Mejtepit në Zarbicë.
Shkruar nga : Refik Hasani
copy(/home/titulli/public_html/images/image/arbince-.jpg): failed to open stream: No such file or directory