Lokale
Në shenjë ngushëllimi për norvegjezin e vrarë në Preshevë
Kujtim Sadriu, kryetar i Këshillit të Partisë Liberale Demokratike në Preshevë ka shprehur një letër ngushëllimi ambasadës së Norvegjisë në Beograd me rastin e vrasjes ditë më parë së një shtetasi norvegjez në Preshevë.
Sadriu në këtë letër ka thënë se është shqetësim i madhe ky rast jo vetëm për ju por edhe për qytetarët e Preshevës, të cilëve po rrezikohet qarkullimi i lirë.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Letër e hapur
E nderuara Ambasadë e Norvegjisë në Beograd, i nderuari zotëri ambasador Nils Ragnar Kamsvaga.
Me keqardhje të madhe, unë personalisht dhe Këshilli i Partisë Liberale Demokratike nga Presheva, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen makabër nga pjestarët e xhandarmëris, të qytetarit tuaj në qytetin tonë Teinsues Knut Stanojevski.
Ne e ndajmë dhembjen me Ju, duke pasur parasysh se Ju dhe populli Juaj jeni duke dhënë një kontribut të jashtëzakonisht të madh për ndërtimin e paqes në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.
Kam krenarinë t’ju përgëzoj se Ju jeni ata, populli i Norvegjisë, që dhatë donacione të mëdha për ta pastruar rajonin tonë nga minat e luftës së vitit 1999, duke ua siguruar brezave tanë një lëvizje të lirë dhe pa rreziqe, por ja që mbi tokë akoma po ekzistojnë “mina të gjalla”, që po na vrasin e rrezikojnë lirinë e qarkullimit të lirë.
I nderuari ambasador, shqetësimi më i madh që na brengos është se qytetari norvegjez, lëre që u vra pa gjyq, por edhe u etiketua në mënyrë të vrazhdë si pjesëtar i Vehabizmi, nga ta që akoma nuk janë liruar nga mentaliteti i regjimit diktatorial të Millosheviqit.
Për fund, zoti ambasador, pranoni ngushëllimet tona dhe të anëtarësisë së LDP, Këshilli në Preshevë dhe gjithë qytetarëve nga Lugina e Preshevës, për humbjen e qytetarit Tuaj dhe tonit në Preshevë.
Meqë jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shpresoj të fitoj fryma liberale, duke Ju dëshiruar mirëseardhje gjithë qytetarëve evropianë, duke Ju mirëpritur ashtu si Ju na pritni, respektoni e nderoni.
Me respekt:
Kujtim Sadriu,
Kryetar i Këshillit të Partisë Liberale Demokratike nga Presheva
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/ldp.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!