Në Serbi qytetarët mbajnë radhë për vaksinën kineze ndaj Covid-19 (video)
Lokale

Në Serbi qytetarët mbajnë radhë për vaksinën kineze ndaj Covid-19 (video)

27.Jan.2021 15:17
0

Qindra serbë qëndruan në radhë ditën e martë, para një qendre ekspozitash në Beograd, për të marrë vaksinën kineze kundër koronavirusit, e cila është pjesë e fushatës së imunizimit në masë në Serbi.

Regjisori serb, Goran Markovic, ishte mes të parëve që u vaksinua, gati 40 vite pas realizimit të një filmi popullor në Jugosllavinë e atëhershme, mbi një virus që tmerroi vendin. Markovic mori dozën e parë të vaksinës së Sinopharm, pasi Serbia u bë vendi i parë në Evropë që e përdori atë në programin e imunizimit.

“Nuk shoh ndonjë ndryshim. Jam mësuar me vaksinat. Kam marrë ato kundër gripit për dekada dhe mendoj se është diçka e dobishme. Nuk i kuptoj paragjykimet lidhur me vaksinën”, tha regjisori. 

Por, të tjerë në shtetin ballkanik janë skeptikë lidhur me efektshmërinë e saj, ndërsa të dhënat e plota të eksperimenteve nuk janë publikuar. Serbia ka imunizuar gati 280 mijë njerëz deri më tani, me doza të siguruara nga Pfizer, Rusia dhe kinezja Sinopharma. Ministri i Shëndetësisë, Mirsad Djerlek, tha të martën se presin 100 mijë e 300 doza të vaksinës së Pfizer në muajin shkurt dhe dërgesa të tjera nga Kina. Beogradi është gjithashtu në negociata për të blerë 800 mijë doza nga AstraZeneca.

Ndërkaq, Kroacia fiqnje, anëtare e Bashkimit Europian, ka vaksinuar deri më tani 70 mijë njerëz, por vetëm 12 mijë prej tyre kanë marrë të dyja dozat, për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave.   

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aksina-kineze-srb.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vdes personi i goditur me veturë në Bujanoc, arrestohet i dyshuari
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration