Në Serbi nis vaksinimi i përfaqësuesve të bizneseve të Ballkanit, ka edhe shqiptarë(video)
Në Serbi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve të sektorit të biznesit në shtetet e Ballkanit.
Rreth 8.000 punëtorë nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë paraqitur në Serbi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit gjatë kësaj fundjave.
Vaksinimi po bëhet nën organizimin e Odës Ekonomike të Serbisë, e cila në bashkëpunim me Qeverinë serbe, ka siguruar 10.000 doza të vaksinës së AstraZenecas.
Më herët gjatë javës, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës kanë refuzuar që të shkojnë në Beograd për t’u vaksinuar, duke u thirrur në “arsye parimore”. Por, nga Oda Ekonomike Serbe kanë deklaruar se disa biznesmenë nga Kosova janë paraqitur direkt tek ata për vaksinim.
Agroni, një punëtor i Aeroportit të Tiranës, pas vaksinimit në Beograd, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo ishte një mundësi e mirë që ai të imunizohej kundër sëmundjes COVID-19.
"Mendoj që organizimi ishte i mirë, çdo gjë ishte në rregull”, tha ai.
Serbia po prin në rajon me numrin e vaksinave të siguruara kundër koronavirusit.
Në anën tjetër, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri më tani nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Zyrtarët e qeverisë paraprake kanë thënë se në muajin mars do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave të AstraZenecas, që janë në kuadër të 100.800 dozave që Kosova do t’i marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aksinimi-srb-bizne.jpg): failed to open stream: No such file or directory