Në Serbi ndërroi jetë një foshnje me COVID-19
Një foshnjë nga Kragujevaci i Serbisë, e cila ishte infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe ishte në aparat respirator ditët e fundit, sot ka ndërruar jetë.
I porsalinduri nëntë ditësh, në një gjendje shumë të rëndë për shkak të dështimit të organeve, nga Qendra Klinike Universitare e Kragujevacit u transferua në Klinikën Universitare të Fëmijëve Tirshova në Beograd.
"Gjatë trajtimit për shkak të zhvillimit të dështimit të të gjitha organeve, i porsalinduri me mbikëqyrje mjekësore u transferua në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshova për të vazhduar trajtimin", u njoftua nga Tirshova.
Koronavirusi tek foshnja u konfirmua menjëherë pas lindjes.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/emija-ilustrim.jpg): failed to open stream: No such file or directory