Në Serbi, mbi 45 % e  të rriturve janë vaksinuar kundër COVID-19
Lokale

Në Serbi, mbi 45 % e të rriturve janë vaksinuar kundër COVID-19

28.May.2021 08:50
0

Kryeministrja Brnabiç tha se kjo nuk është e mjaftueshme për imunitetin kolektiv dhe u bëri thirrje të gjithëve, veçanërisht të rinjve, që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Në Serbi deri më tani 45,3 për qind e popullatës së rritur është vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha kryeministrja e këtij vendi, Ana Brnabiç.

Ajo tha se kjo nuk është e mjaftueshme për imunitetin kolektiv dhe u bëri thirrje të gjithëve, veçanërisht të rinjve, që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Brnabiç në aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd priti gjysmë milioni doza të vaksinave kineze Sinopharm.

"Me pritjen e kontingjentit të vaksinave kineze, i cili arriti në aeroportin 'Nikola Tesla' këtë mëngjes, të gjitha vaksinat e dakorduara me Sinopharm mbërritën, që është 4,2 milionë doza, në përputhje me marrëveshjen", deklaroi Brnabiç.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/aksinimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration