Në Serbi mbërrijnë edhe 50 mijë vaksina Sputnik V
Në Serbi kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të vaksinës Sputnik V, transmeton Titulli.com.
Sipas njoftimit të kabinetit të ministrit të Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, Nenad Popoviç, kjo është dëshmia më e fortë e marrëdhënieve vëllazërore midis Serbisë dhe Rusisë.
"Asnjë vend në Evropë nuk ka marrë aq vaksina nga Rusia sa ka marrë Serbia. Në këtë moment, kur vetë Rusia po përballet me vështirësi në shpërndarjen e vaksinave të mjaftueshme në rajonet e saj, ajo po ndihmon Serbinë vëllazërore dhe po dërgon vaksina kur na duhen më së shumti", tha Popoviç.
Popoviç qëndron në Moskë ku përcolli ngarkimin e vaksinave.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aksina-sputnik.jpg): failed to open stream: No such file or directory