Në Serbi kryen mbi 10.000 teste për COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen 352 infektime
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur edhe 9 persona, ndërsa janë infektuar edhe 352 persona.
Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Serbi është rritur në 21.605, transmeton Titulli.com.
Autoritetet shëndetësorë njoftuan se nga dje janë testuar 10.310 persona, që është numri më i lartë i testeve të kryera brenda një dite, ndërsa deri më tani janë testuar gjithsej 568.750 persona.
Në 24 orët e kaluara humbën jetën 9 persona të tjerë, duke e çuar në 491 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Përqindja e vdekshmërisë është 2,27 për qind.
Në respiratorë ndodhen 198 pacientë, që është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ovid-test.jpg): failed to open stream: No such file or directory