Në Serbi janë vaksinuar 438 mijë qytetarë, në Bujanoc 4 raste pozitive
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se deri më tani në vend janë vaksinuar 438 mijë qytetarë kundër koronavirusit (COVID-19).
Ajo për televizioni "Pink" tha se Serbia absolutisht është e para në rajon dhe e dyta në Evropë për nga numri i të vaksinuarve, dhe se do të kete doza të mjaftueshme për rivaksinim.
Bërnabiq tha se duke shikuar vetëqeverisjet lokale, në bazë të të dhënave të vaksinimit, në vend të parë është Rashka, kurse Beogradi i 21-ti.
Sipas raportit të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë muajit janar numri i të infektuarëve arriti 93 ndërsa numri i të kontrolluarëve ishte 24 prej tyre 4 kanë dalë pozitiv në ditën e dielë (31.01.2021), shkruan Titulli.com.
Autoritetet serbe kanë njoftuar se numri i vdekjeve ka shkuar në 4.020 ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është 395.263.
Ajo rikujtoi se Serbia ka marrëveshje për furnizim të 6,5 milionë dozave të vaksinës dhe shtoi se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje për 11 milionë doza.
Bërnabiq theksoi se me Institutin Gamaleja, e cila prodhon vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi.
Sipas saj, përfaqësuesit e Institutit Torlak vizituan institutin rus dhe më 11 shkurt ekspertët e Institutit Gamaleja do të udhëtojnë në Serbi, ndërkohë që kryeministra shpreson që Sputnik V të prodhohet edhe në Serbi./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/dekjet-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory