Në Serbi 2.442 raste të reja me COVID-19, ndërsa në Bujanoc 6 pozitiv
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 2.442 raste të reja me këtë virus, transmeton Titulli.com.
Sipas të dhënave nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së shtunë janë testuar me antigjen 15 persona prej të cilëve 6 kanë rezultuar pozitiv Covid-19.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.321, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 434.122.
Aktualisht janë hospitalizuar 3.523 persona, ndërsa 153 persona janë në respiratorë.
Nga dje, 11.649 persona janë testuar, duke e çuar në 2.835.856 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aska-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory