Në Serbi, 14 të vdekur me COVID-19 ndërsa në Bujanoc 4 raste të reja
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 14 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 2.809 raste të reja me këtë virus, transmeton Titulli.com.
Sipas raportit nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc gjatë fundjavës janë regjistruar 4 raste pozitive me Covid-19 ndërsa gjatë muajit shkurt 122 raste.
Gjithashtu vaksinimi ndaj Covid-19 po vazhdon në Bujanoc sipas sistemit të lajmërimit online, përcjellë Titulli.com.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.443, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 459.259.
Aktualisht janë hospitalizuar 3.912 persona, ndërsa 162 persona janë në respiratorë.
Nga dje, 10.368 persona janë testuar, duke e çuar në 2.940.507 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.
Në Serbi deri më tani 1.433.055 persona kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 511.807 persona kanë pranuar edhe dozën e dytë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/mbulanca.jpg): failed to open stream: No such file or directory