Në Sanxhak hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar (foto)
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në Pazar të Ri (Novi Pazar).
Në këtë ceremoi solemne morën pjesë përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar, komuna e Bujanocit, përfaqësues nga zyra e Kosovës në Beograd dhe Sulejman Uglanin, përfaqësues i boshnjakëve të Sanxhakut.
“Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata!”, ka shkruar Lutfiu.
Hapja e zyrave më 22 nëntor përkon me Ditën e Kongresit të Alfabetit Shqip dhe ka ndodhur vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe.
Lutfiu po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt KKSH-ja do të fillojë kursin e gjuhës shqipe për të gjithë të rinjtë që jetojnë në Serbi e nuk kanë mundësi të ndjekin shkollat shqipe.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh-novi-pazar.jpg): failed to open stream: No such file or directory