Në Preshevë të gjithë synojnë pushtetin
Lokale

Në Preshevë të gjithë synojnë pushtetin

30.Mar.2021 13:13
0

Partia Alternativa për Ndryshim, udhëheqësi i së cilës është kryetari aktual i komunës, Shqiprim Arifi, fitoi bindshëm në zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë.

Sidoqoftë, duke gjykuar nga mesazhet e dërguara nga partitë shqiptare të opozitës dhënë gjatë fushatës zgjedhore, partia e Arifit ka humbur pushtetin në këtë komunë, që gjendet në jug të Serbisë.

Të pesë partitë shqiptare në opozitë, me orientime të ndryshme ideologjike "u bashkuan" në mënyrë që të largonin nga pushteti Alternativën për Ndryshim dhe udhëheqësin e saj Shqiprim Arifi nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës, komunë kjo ku popullsia është kryesisht shqiptare.

Arifi u mbështet vetëm nga e ashtuquajtura Lista Serbe, një koalicion i partive serbe të mbledhura rreth Partisë të Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sidoqoftë, pas zgjedhjeve të 28 marsit, pesë parti të opozitës shqiptare, që garuan bashkërisht, fituan shumicën e vendeve në Kuvendin lokal, që ka 38 ulëse.

Sipas të dhënave që Radio Evropa e Lirë mori nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë, nga 18.254 votues që votuan, shumica e tyre zgjodhën opsionin politik që ka qenë në pushtet deri më tani.

 

Alternativa për Ndryshim, e udhëhequr nga Shqiprim Arifi, fitoi 6.020 vota dhe 14 vende komunale.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës fitoi 4.173 vota apo nëntë vende; Partia për Veprim Demokratik e deputetit Shaip Kamberi 3.336 vota apo shtatë vende; Lëvizja për Reforma e udhëhequr nga Sami Salihu 2.545 vota apo pesë ulëse, Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Naser Aziri 441 vota dhe një mandat. Alternativa Demokratike Shqiptare nuk e kaloi pragun.

Lista Serbe fitoi 1.222 vota apo dy mandate.

Qytetarët mbështetën vazhdimësinë e qeverisjes

Shqiprim Arifi, udhëheqësi i Alternativës për Ndryshim dhe kryetari i deritanishëm i Preshevës, i tha Radios Evropa e Lirë se partia që ai drejton dhe qytetarët që mbështesin politikën e tyre, shënuan një fitore tjetër bindëse në zgjedhje.

"Alternativa për Ndryshim me 14 vende të fituara në Asamblenë Komunale të Preshevës, e cila ka 38 vende, fitoi bindshëm në zgjedhjet e së dielës, dhe qytetarët që mbështesin opsionin tonë politik, kanë shprehur një dëshirë të qartë për të ruajtur vazhdimësinë e pushtetit”, tha Arifi.

 

Alternativa për Ndryshim nuk komentoi faktin që “blloku i partive opozitare shqiptare” fitoi 22 ulëse dhe sipas këtij grupim politik, partia e Arifiti nuk ka gjasa që ta mbajë pushtetin në Preshevë.

Përfaqësuesit e partive opozitare thonë se nuk është gjithmonë e mundur që të realizohen plotësisht të gjitha premtimet parazgjedhore dhe se realiteti politik i disa prej tyre "thjesht ripërcaktohet për shkak të interesave të qytetarëve".

REL nuk mori përgjigje nga Arifi në pyetjen se nga kush pret mbështetje, përveç mbështetjes së shprehur më parë nga dy këshilltarët komunalë nga Lista Serbe, në rrugën drejt shumicës në Kuvendin e Preshevës.

“Do të respektojmë vullnetin e votuesve”

I pyetur se me kë do të bëjë koalicione paszgjedhore Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), kreu i këtij subjekti, Ragmi Mustafa tha më 24 mars se "vendimi se me kë mund dhe duhet të formohen koalicione paszgjedhore do të vendoset nga votuesit”.

Një ditë pasi PDSH-ja fitoi nëntë vende në zgjedhje, Mustafa u përgjigj se ende ishte herët për të treguar se me kë do të formonte koalicion dhe shtoi se duhet pritur që të shqyrtohen të gjitha aspektet “e situatës së re”.

"Opinioni publik ishte plotësisht në favor të PDSH-së që të fitonte këto zgjedhje lokale në Preshevë. Opinioni publik ka parë shumë qartë që njerëzit ishin të vendosur ndaj PDSH-së. Sidoqoftë, pengesat e mëdha të fushatës sonë zgjedhore nga shteti i Serbisë na zbehën shanset tona për të formuar vetë një qeveri", tha Mustafa.

Ai shtoi se "në dëshirën për të sunduar çdo metër katror të Serbisë, partia e Aleksandar Vuçiqit gjithashtu ushtroi presion indirekt mbi votuesit në Preshevë".

 

"Të gjitha këto do të jenë tema për negociata mbi koalicionet paszgjedhore dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të them më shumë në këtë moment sesa që ne do të respektojmë vullnetin elektoral të votuesve," tha Mustafa.

Duke folur për hyrjen e mundshme në koalicionin e ardhshëm qeverisës të anëtarëve të Listës Serbe, presidenti i PDSH-së u përgjigj se ai nuk beson në një mundësi të tillë.

"Nuk besoj se ata do të jenë pjesë e qeverisë sepse ata kanë vendosur dhe u binjakëzuar me Alternativën, dhe me këtë rast i uroj suksese Alternativës dhe Listës Serbe në aktivitetet e opozitës”, tha Mustafa.

Lista Serbe pa koment

Presidenti i komisionit komunal të SNS-së dhe i pari në listën e kandidatëve për asamblist "Aleksandar Vuçiq - Për të ardhmen e Preshevës", Branko Trajkoviq nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të REL-it një ditë pas zgjedhjeve.

Në këtë koalicion të mbledhur rreth SNS-së lokale ishin të gjitha partitë dhe lëvizjet serbe. Në tre mandatet e mëparshme, Lista Serbe ishte pjesë e koalicionit qeverisës, të formuar nga Alternativa për Ndryshim.

Njerëz të lodhur nga ish-udhëheqësit

Nga Partia për Veprim Demokratik (PDD), e cila gjithashtu gjatë fushatës zgjedhore paralajmëroi për një fitore bindëse dhe garoi me Ardita Sinanin për kryetare të Preshevës, thanë për Radion Evropa e Lirë se “PDD-ja bëri një fushatë të paharrueshme, përkundër rrethanave të vështirra për shkak të pandemisë së koronavirusit”.

Kjo parti fitoi shtatë vende.

"Opsioni ynë tërheqës politik, programi ynë për Preshevën dhe veçanërisht hapja jonë në komunikimin e përditshëm me qytetarët, ka kontribuar në mbështetjen e partisë sonë dhe mua personalisht”, tha për Radion Evropa e Lirë, Ardita Sinani.


 

Ajo theksoi se Presheva është degraduar dhe shkatërruar në dekadat e kaluara dhe se kjo komunë ka nevojë që të udhëhiqet nga një grua.

Sinani tha se "njerëzit janë lodhur nga ish-udhëheqësit që vetëm bënin premtime dhe nuk bënin asgjë konkrete".

Koalicionet dhe ambiciet për kryetar komune

Kujtim Sadriu, drejtor i Qendrës së Monitorimit dhe Kërkimit në Preshevë, i tha Radios Evropa e Lirë se situata politike në këtë komunë ishte "më konfuze" pas zgjedhjeve sesa para se Qeveria serbe të vendoste masa shtrënguese për shkak të krizës në qeverisjen lokale.

Ai tha se problemi i opozitës është se ata "nuk u bashkuan për të punuar në interes të qytetarëve, por për shkak të interesave personale të udhëheqësve të tyre".

Sadriu theksoi se ai beson se ndarja parazgjedhore e partive politike shqiptare "nuk është më e vlefshme" dhe se, përkundër pretendimeve të opozitës se nuk do të bëjnë koalicion me Alternativën për Ndryshim, kryetari aktual, Arifi nuk duhet të përjashtohet në asnjë kombinim.

Ai tha se situata tani do të jetë shumë interesante marrë parasysh ambiciet e të gjithë udhëheqësve të partive për t’u bërë kryetar.

Një krizë e gjatë politike

Kuvendi i Komunës së Preshevës u shpërnda me vendim të Qeverisë së Serbisë në dhjetor të vitit 2020 pasi nuk mbajti asnjë seancë për tre muaj me radhë.

Kriza politike u shkaktua nga Lëvizja për Reforma, asamblistët e të cilës u larguan nga kuvendi komunal, duke bllokuar punën e këtij institucioni. Qeveria qendrore vendosi masa të përkohshme në Preshevë dhe caktoi ish-kreun e komunës, Shqiprim Arifin në postin e kryetarit të Autoritetit të Përkohshëm.

Para kësaj, për shkak të prishjes së koalicionit qeverisës dhe ndërprerjes së punës për më shumë se tre muaj, Kuvendi i Preshevës u shpërnda në shtator 2017. Edhe atëherë, qeveria formoi një Autoritet të Përkohshëm, presidentin e të cilit e emëroi Shqiprim Arifin, drejtuesin e Alternativës për Ndryshim, i cili ishte në opozitë deri në shpërndarjen e Kuvendit komunal.

Zgjedhjet e mbajtura më 28 mars ishin të tretat me radhë dhe zgjedhjet e dyta të jashtëzakonshme në katër vjetët e fundit./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/resheve-objekti.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration