Në Preshevë po vaksinohen 300 persona në ditë kunder Covid-19 ?
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu ka thënë se interesimi për vaksinim kundër Covid-19 është i madh dhe se rreth 80 përqind e personelit mjekësor janë vaksinuar deri më tani, përcjellë Titulli.com.
Salihu i tha RTS se më shumë se 7,000 doza të vaksinave janë dhënë deri më tani dhe se rreth 300 njerëz vaksinohen çdo ditë.
"Qytetarët mbi moshën 65 vjeç janë më të interesuarit dhe të rinjtë që duan të udhëtojnë jashtë po vijnë gjithashtu," tha ai.
Sipas tij, 80 përqind e stafit mjekësor të Qendrës Shëndetësore janë vaksinuar, dhe ata që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët janë vaksinuar 100 përqind, transmeton Titulli.com.
"Që nga muaji shkurt, asnjë nga punëtorët tanë mjekësorë nuk janë sëmurur me Covid-19," theksoi Salihu.
Ai u shpreh se ka mjaft vaksinë dhe se interesi më i madh është për vaksinat "Sinofarm" dhe "Pfizer".
"Në mars, rreth 2,200 pacientë kërkuan ndihmë në klinikën Kovid, nga të cilat 420 ishin pozitive, dhe këto ditë situata është pak më e mirë", theksoi Salihu./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aksinimi-presheve-latifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory