Në Preshevë përkujtohet ngjarja e Israsë dhe Miraxhit (foto)
Këshilli i Bashkësisë Islame ka organizuar manifestimin në përkujtim të ngjarjes së madhe të Israsë dhe Miraxhit.
Moderatori hoxhë Abdul Aziz ef. Rashiti të pranishmit i njoftoi me eventin e përgaditur për nder të Isras dhe Miraxhit dhe programi u hapi me leximin e disa ajeteve kuranore nga Kur'anI Fisnik.
Kryetari i Këshillit, Nexhmedin ef. Ademi i përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti. Aktivitetet e këshillit në dobi të ruajtjes së vlerave fetare dhe kombëtare në këto troje do të mbeten interesim i vazhdueshëm i institucionit tonë.
Ligjëratën qendrore lidhur me këtë ngjarje e mbajti hoxhë Gazmir ef. Selmani imam i fshatit Tërnavë.
Ai solli para të pranishmëvë disa përfitime konkrete nga kjo ngjarje historike, zgjedhja e shoqërisë, nënshtrimi ndaj Allahut të Lartësuar, vlerat e namazit e porosi tjera islame etj.
Programi ishte i pasuruar me disa ilahi të bukura të kënduara nga hoxhë Sedat ef. Beqiri.
Tekst i publikuar nga Shërbimi për Informim i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.