Në mungesë të Rahim Salihit, raportin për investimet do të përgatisë administrata komunale (video)
Në seancën e këshillit komunal ishte ftuar kyeshefi i drejtoratit për investime dhe zhvillim në komunën e Bujanocit, Rahim Salihi për të mbrojtur raportin e këtij drejtorati për realizimin e projekteve dhe ngecjen gjatë qeverisjes së kaluar, përcjellë Titulli.com.
Edhe pse ai nuk ishte i pranishëm këshilli komunal i dha dritëm jeshile që ky raport ti dërgohet kryeshefit të administratës lokale edhe përkundër mangësive në dhënien e informacioneve rreth projekteve te realizuara nga përfaqësues tjerë të këtij drejtorati.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi kërkoi nga përfaqësuesi tjetër i këtij drejtorati të dhënat e projekteve të caktuar të cilat janë rritur në vlera por ai theksoi se nuk i ka të dhënat mbi realizimin e projekteve, bartjen e tyre nga vitet paraprake apo edhe pagesat e kryera për këto projekte.
Arifi ka dhënë disa detaje për projekte të caktuara të cilët herë janë rritur e herë janë pezulluar.
Pasi të përpilohet nga administrate komunale raporti i drejtoratit për investime dhe zhvillim pastaj dërgohet në aprovim në seancën e kuvendit komunal./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ahim-salihu.jpg): failed to open stream: No such file or directory