Lokale
Në mungesë, mësimdhënësit detyrohen t’i bëjnë vetë librat
Mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe në shkollat e Luginës ka shtyrë disa mësimdhënës që me vetiniciativë të përgatisin tekste për nxënës
Si pasoj e kësaj mungese, një grup autorësh shqiptar, si Nazmi Mehmeti, Hamide Veliu dhe Amir Rexhepi nga Presheva e Bujanoci, kanë përgatitur një material të bollshëm, në lëndën e Farmakologjisë degë e mjekësisë, që nxënësit në shkolla të kenë këtë skript për mësim.
Kështu sot nxënësve të mjekësisë, të vitit të dytë, në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, drejtori i kësaj shkolle Zejni Fejzullahu dhe njëri nga autorët e këtij materiali profesor Amir Rexhepi kanë shpërndarë falas për gjithë klasën nga një kopje të tekstit të shtypur.
Fejzullahu duke u shprehur i kënaqur dhe falënderues ndaj autorëve, thekson se ky tekst është më se i nevojshëm për nxënësit tanë.
“Shfrytëzojë rastin që t’i falënderojë autorët për dispensën e ofruar për nxënësit si të shkollës sonë “Sezai Surroi” në Bujanoc e po ashtu edhe për shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë”, është shprehur drejtori i këtij institucioni arsimor, Zejni Fejzullahu, raporton Titulli.
Me këtë rast nxënësit theksuan mungesën e materialit mësimor duke u detyruar të marrin shënime në shumë lëndë.
Teksti i sapo shpërndarë nuk është i legalizuar. Sipas drejtorit Fejzullahu procedurën e legalizimit duhet ta kryejnë autorë e këtij teksti.
Teksti në fjalë do t’i shpërndahet edhe nxënëseve të mjekësisë në shkollën e mesme “Presheva” në Preshevë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/librat-Sezai-Surroi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!