Në kufirin e Preshevës me Maqedonin e Veriut, mbërrin dërgesa e dytë e vaksinave kundër COVID-19 nga Serbia
Lokale

Në kufirin e Preshevës me Maqedonin e Veriut, mbërrin dërgesa e dytë e vaksinave kundër COVID-19 nga Serbia

25.Feb.2021 07:53
0

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe në vendkalimin kufitar Tabanoc, priti delegacionin e udhëhequr nga homologu i tij serb Zlatibor Lonçar, i cili dorëzoi dërgesën e dytë prej 3.510 vaksinave, e cila rrit numrin e përgjithshëm të dozave të dërguara nga Serbia në vend në 8.190 doza të vaksinave Pfizer.

Pas dorëzimit të vaksinave, ministrat e Shëndetësisë Filipçe dhe Lonçar mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Lonçar, duke theksuar se është shumë i lumtur që është në pranim-dorëzimin e vaksinave, tha se sot po zbatojnë marrëveshjen e arritur midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

"Sot ne jemi duke përmbushur atë që kemi premtuar dhe kjo është që sot kemi sjellë 3.510 doza të vaksinave për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, që gjithsej janë 8.190 doza të vaksinave", tha ministri Lonçar, duke shtuar se ishte shumë i lumtur që iu dha mundësia për të ndihmuar fqinjët dhe miqtë e tyre.

Ai gjithashtu shtoi se dëshira e tyre është që vendi të jetë më i sigurt dhe që sa më pak qytetarë të Maqedonisë së Veriut të infektohen me koronavirus, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Filipçe, duke kujtuar se ky akt solidariteti është iniciuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deri më tani janë vaksinuar rreth 1.300 punonjës shëndetësorë.

"Falë këtyre vaksinave nga kompania 'Pfizer' ne filluam procesin e imunizimit të punonjësve shëndetësorë në vendin tonë dhe deri më tani po shkon shumë mirë në një atmosferë të organizimit në një pikë në gjashtë lokacione në Qendrën Klinike në Shkup. Deri më tani, rreth 1.300 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar me një normë prej 250 deri në 300 në ditë", tha Filipçe.

Ai tha se kjo sasi e vaksinave është e mjaftueshme për vaksinimin e të gjithë punonjësve shëndetësorë në vend që janë në kategorinë prioritare për imunizim dhe atyre që kanë punuar me pacientë të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i krizës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit në lidhje me vaksinat e tjera që janë njoftuar, Filipçe theksoi se bisedimet dhe negociatat me kompaninë "Pfizer" janë ende duke vazhduar në lidhje me detajet teknike dhe se janë duke pritur për projekt-marrëveshjen.

Lidhur me vaksinat kineze, ministri Filipçe tha se ka një komunikim intensiv dhe se pret që brenda një kohe të shkurtër të marrin datën përfundimtare për mbërritjen e vaksinave.

Kujtojmë se dërgesa e parë nga Serbia mbërriti më 14 shkurt ndërsa dorëzimi i pjesës së parë të 4.680 dozave të vaksinave u bë në prani të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/oncar-filipce.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gjykata serbe dënon kryebashkiakun që urdhëroi sulmin ndaj një gazetari
Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd viziton Bujanocin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration