Në komunën e Bujanocit deri ora 5 votuan për këshillin e pakicave 6054 persona
Shqiptarët në Serbi sot po zhvillojnë votimet në 54 vendvotime në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës për pesë lista të partive politike që kanë propozuar nga kandidatë për përbërjen e re prej 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptarë.
Sipas rezultatit të trupës punuese brenda administratës komunale në Bujanoc, deri më orën 13:30 kanë votuar 2817 votues të listave të pakicave kombëtare pjesëmarrëse në këto zgjedhje, shkruan Titulli.com.
Zgjedhjet për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare do të mbahen në 949 vendvotime në mbarë Serbinë nga ora 7:00 deri në 20:00.
Në listën e veçantë zgjedhore janë të regjistruar 35.700 qytetarë të bashkësisë kombëtare shqiptare, prej të cilëve rreth 16.000 janë në Bujanoc./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/gjedhjet-kksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory