Në Bujanoc vaksinohen 90 persona, për të ardhurit nga Kosova s’ka të dhëna?
Në objektin e fakultetit ekonomik në Bujanoc po vazhdon vaksinimi ndaj Covid-19 i qytetarëve të lajmëruar dhe se procesi po shkon mirë, kështu tha për Titulli.com, drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Daliborka Pavloviq.
Ajo u shpreh se gjatë ditës së mërkurë janë vaksinuar 43 persona ndërsa gjatë ditës së enjte 47 persona të cilët janë paraqitur sipas sistemit online.
Ndërsa lidhur me vaksinimin e organizuar të qytetarëve nga rajoni i Gjilanit ajo nuk deshi të komentoj dhe se shtëpia e shëndetit ka lëshuar vetëm hapësirat dhe nuk ka pasur asnjë qasjes në të dhënat se kush është vaksinuar, shkruan Titulli.com.
Sipas drejtoreshës, Pavloviq ka kushte të mjaftueshme dhe kërkoi që për vaksinim të lajmërohen në databazën e portalit zyrtar e-Uprave.rs.
Pasi të hapni ueb-faqen e-Uprave zgjidhni opsionin “Usluge” dhe pastaj do të gjeni seksionin “Zdravlje” me tre listime dhe ju duhet të zgjidhni “Kovid-19”.
Fillimin e vaksinimit e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi I cili ka vizituar personelin shëndetësorë./ Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aksinimi-lfelk.jpg): failed to open stream: No such file or directory