Në Bujanoc 60 pacientë të prekur me Covid-19 gjatë muajit shkurt
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i pandemisë, numri i pacientëve të prekur me Covid-19 ka rritur shifrën 834, përcjellë Titulli.com.
Sipas raportit të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë muajit shkurt, numri i përgjithshëm i ekzaminimeve ishte 761, nga të cilët 663 ishin të rritur dhe 98 ishin fëmijë.
Në raport thuhet se vetëm deri më 16 shkurt, numri i përgjithshëm i pacientëve të prekur me Covid-19 është 60.
Nuk kishte asnjë punëtor të sëmurë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc më 16 shkurt ndërsa vaksinimi po vazhdon sipas procedurës së lajmërimve online./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aksina--bbc.jpg): failed to open stream: No such file or directory