Lokale
Ndihmoje familjen Sulejmani nga Presheva (video)
Familja Sulejmani nga Presheva vite me radhë jeton duke u përballur me kushte të vështira për jetë. Kjo familje nuk ka asnjë të ardhur dhe sipas tyre deri më tani askush nuk ka ofruar ndihmë.
Organizata që ka ngritur zërin për ndihmë ndaj kësaj familje është Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit nga Presheva.
Kjo familje jeton në kushte tejet të vështira ekonomike, kryefamiljari është i sëmurë kronik, kurse djali i tij punon kohë pas kohe për të siguruar të paktën kafshatën e gojës për familjen e tij, kurse të ardhura tjera nuk kanë.
Në bazë të kritereve të përcaktuar nga QSA, kjo familje duhet ndihmuar sa më shpejt, përveç në të mira material edhe sigurimin e një shtëpie, pasi që për momentin jetojnë në kushte shumë të vështira.
Kryetari i QSA Lejlan Sadiku, organizatë kjo që ka marrë si detyrë ti ndihmojë kësaj familje, i tha Televizionit të Preshevës se “morëm si iniciativë për t’iu ardhur në ndihmë kësaj familje, por gjithsesi ne e kemi hapur edhe mundësinë ku gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, njerëzit që kontribuojnë në fushën e humanizmit që të na bashkëngjiten në këtë iniciativë, transmeton Titulli.
QSA i drejtohet bashkëpunëtorëve të saj, partnerëve, aktivistëve, donatorëve dhe bashkatdhetarëve tanë që të solidarizohemi me familjen Sylejmani nga Presheva, pikërisht në muajin e Shenjtë të Ramazanit – muajin e mëshirës dhe solidaritetit me njëri tjetrin, duke dhënë kontributin qytetar dhe vëllazëror ndaj kësaj familjeje.
Kjo qendër që vepron në Luginë, ka arritur që në komunat Preshevë dhe Bujanoc, me ndihmën e donatorëve të ndërtojë katër shtëpi, ndërsa njëherit ka ndihmuar edhe shumë familje në mënyra të ndryshme./Titulli.com/
http://youtu.be/dGwk4gemfO4
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!