Lokale
Ndihmo buzëqeshjen e fëmijëve jetim në komunën e Bujanocit
Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” nga Bujanoci ka filluar aksionin “Ndihmo buzëqeshjen e fëmijëve jetim” , për nderë të festës së Kurban Bajramit.
Ky aksion ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare dhe shpërndarjen e tyre në formë të paketave ushqimore për fëmijët jetim dhe me kushte të rënda ekonomike në territorin e komunës së Bujanocit.
“Qëllimi i këtij aksioni është të grumbullojmë mjete financiare dhe me këto mjete t’i gëzojmë fëmijët jetim në ditën e festës së Kurban Bajramit, me paketa ushqimorë ose me të holla”, thotë Ibrahim Rrustemi, drejtor i OKH ”Vëllazërimi”.
Sipas tijë, përmes këtij aksioni do të grumbullohen edhe mjete për prerjen e kurbaneve, të cilët gjithashtu mishi i therur do t’i shpërndahet këtyre fëmijëve.
“Lusim njerëzit me zemër humane dhe pronarë të bizneseve të ndryshme të ndihmojnë në solidarizimin me fëmijët jetim, buzëqeshja e tyre do të shpërblejë gjithë ata që shtrinë dorën e solidaritetit”, deklaron Rrustemi.
Përveç grumbullimit të mjeteve financiare nga komuna e Bujanocit, Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi”, do të kërkojë ndihmë për këtë aksion edhe në disa organizata të ndryshme simotra në Stamboll të Turqisë.
Andaj të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ndihmojnë aksionin “Ndihmo buzëqeshjen e e fëmijëve jetim” mundë t’i drejtohen përfaqësuesve vullnetar të organizatës.
Kontakti:
Mobil: 063 8286419
Facebook: Organizata Kulturore Humanitare "Vëllazërimi"
https://www.facebook.com/organizatakulturorehumanitare.vellazerimicopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/OKH-vellazerimi-femijet1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!