Lokale
Reshat Bajrami vdiq nga sulmi në zemër?
Informacionet e fundit të cilat i ka siguruar portali Titulli nga burgu i Qarkut në Vranjë konfirmojnë se Reshat Bajrami ka kërkuar ndihmën mjekësore pasi ndjente shtrëngim në gjoksë.
I ndjeri ndihmën e kishte kërkuar rreth orës 2:50 pas mesnate mirëpo nuk kishte mundur t’i përmballojë sulmit deri në arritjen e ndihmës.
Burimi i Titullit thotë se 40 vjeçari ka pasë sulm në zemër, ndërsa deri në arritjen e ndihmës së parë (rreth orës 3:05 minuta) ai kishte ndërruar jetë.
Trupi i Reshat Bajramit është duke iu nënshtruar obduksionit në spitalin e Vranjës derisa në orët e mbrëmjes është paralajmëruar dhënia e detajeve tjera nga Gjykata e Lartë në Vranjë./Titulli.com/
*********************************************************************************************************************************************************
[caption id="attachment_97044" align="alignleft" width="150"] I ndjeri, Reshat Bajrami[/caption]
I arrestuari shqiptar nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit lidhur me rastin e policit të aksidentuar në hyrje të fshatit Tërnoc, ka ndërruar jetë në burgun e Vranjës.
Sic ka mësuar Titulli, Reshati i cili ishte në paraburgim prej 30 ditësh, ka ndërruar jetë mbrëmë, kështu ka deklaruar burimi i afërt me familjen e të ndjerit.
Reshat Bajrami ishte arrestuar nga policia më 23 tetor, dy ditë pas aksidentit me fatalitet ndaj policit Goran Gjorgjeviq.
Ai ishte arrestuar me dyshimin se ishte bashkudhëtar (pasagjer) në makinën e markës “Audi” e cila shkeli për vdekje pjesëtarin e policisë së stacionit policor në Bujanoc.
Rrethanat e vdekjes së Reshatit janë ende të panjohura./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/policia-ternoc-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!