Ndërkombëtarët do të japin 1.2 milionë euro për objektin universitar në Bujanoc
Lokale

Ndërkombëtarët do të japin 1.2 milionë euro për objektin universitar në Bujanoc

08.Oct.2013 11:42
0
Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri, u takua në selinë e KKSH-së në Bujanoc me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian, Michael  Davenport dhe menaxherin e programit të Euprogres Graeme Tyndall. Fillimisht Shefi i misionit të BE-së Michael  Davenport  shprehi kënaqësinë  që  tashmë në këtë cilësi viziton KKSH-në pasi që me këto hapësira dhe këtë institucion ishte njohur edhe gjatë misionit të mëparshëm si ambasador i Britanisë së Madhe i akredituar në Beograd. Gjatë takimi u bisedua për rrjedhat e përgjithshme politike dhe situatën e sigurisë në rajon, si dhe për çështjet të cilat janë  kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar  me theks të  veçantë  për arritjet në lëmin e arsimit e veçanërisht për sigurimin e  teksteve shkollore në gjuhën shqipe, për këtë vit shkollorë dhe fillimin e vitit akademikë të studentëve në Fakultetin e Suboticës dega në Bujanoc. Beqiri njoftoi me të arriturat e deri tanishme të KKSH-së në fushat të cilat janë kompetencë e këtij institucioni sikur edhe me sfidat dhe problemet që po has si institucion si me organet republikane ashtu edhe me ato lokale. “Kemi arrit një sukses të jashtëzakonshëm në disa fusha në bashkëpunim edhe me institucionet ndërkombëtare për të cilat jemi krenar, por gjithashtu po përballemi edhe me sfida të reja, si me zvogëlimin e buxhetit të KKSH-së për shkak bojkotit të regjistrimit të popullatës vite më parë sikur edhe mos respektimin e procedurave përkatëse për të cilat flitet në lije por që se nuk zbatohen dhe neglizhohet ligji në këto raste, dhe kështu po hymë në situata absurdi” tha Beqiri duke shtuar se “në kompetencat e KKSH bie edhe arsimi i lartë apo akademik dhe në këtë drejtim edhe me dokumentin Strategjik të KKSH-së është nënvizuar zhvillimi i këtij sektori në vend dhe ne kemi investuar të gjitha energjitë për zgjerimin programeve ë studimeve në Bujanoc që krahas drejtimit të caktuar ekonomik të hapen edhe programet e reja studimore të juridikut, mësuesisë apo të tjera që janë me interes për studentët e Luginës së Preshevës”, thuhet në kumtesën e KKSH-së. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare treguan gatishmërinë për të ndihmuar në proceset e tilla të rëndësishme. “Misioni i Bashkimit Evropian ka mbështetur dhe do ta mbështesin fuqishëm edhe në të ardhmen Këshillin Kombëtar Shqiptar në proceset që tashmë ka nisur në kuadër të kompetencave që ky organ i gëzon” është shprehur Davenport dhe më tej u zotua që “misioni i Bashkimit Evropian dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare bashkërisht me Euprogres  dhe Qeverinë e Serbisë do ta financojnë ndërtimin e objektit për shkollim universitar dhe fakultetin ekonomik që kapë vlerën 1.5 milion euro nga të cilat 1.2 milion do ti donacion Bashkimi Evropian dhe 300 mijë euro  Qeveria e Serbisë për deri sa pushtetit lokal në Bujanoc i mbetet ta përcjell me infrastrukturën përcjellëse”, thotë kumtesa, transmeton Titulli. Objekti do të jetë në pronë shtetërore dhe do të shfrytëzohet nga Fakulteti Ekonomik u tha nga bashkëbiseduesit ndërkombëtar, ku gjithashtu shprehën shqetësimet e tyre rreth lokacionit të përcaktuar nga pushteti lokal i cili është në kontest gjyqësor dhe se se komuna në vitin 1996 ka bartë pronësinë tek sipërmarrja HEBA. Kryetari Beqiri  kërkoi që të gjitha problemet dhe pengesat të tejkalohen dhe kërkoi që të ndërtohet objekt me standarde evropiane dhe ti rritet kapaciteti në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme për të avancuar më tej në hapjen e programeve të reja studimore./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/Takimi-me-shefin-e-BE-Davenport-dhe-EuProfress.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Dëmtohet sinjalistika rrugore në magjistralen Preshevë-Gjilan
Ndërroi jetë kryetari i Bukurocës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration