Ndahen subvecionet për ndërmarrësit nga Trupi Koordinues
Në një solemnitet rasti të zhvilluar në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës, u shpërndamë kontratat për subvencionimin e ndërmarrësve në vlerë prej 20.755.287,71 dinarë, mjete këto të siguruara nga buxheti i Trupit Kordinues.
"Me përfaqësuesit e këtij institucioni dhe kolegët nga Presheva dhe Medvegja, ndamë gjithsejt 9 kontrata për ndërmarrësit të cilët kanë në plan të zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese. Shpresojmë se këto donacione do të ndikojnë në shtimin e vendeve të reja të punës si bazament për zhvillimin ekonomik të rajonit tonë", ka shkruar Arbër Pajaziti, kryetar i komunës së Bujanocit.
Ai ka shkruar se me buxhetin e vitit 2025 komuna e Bujanocit planifikon ndarje solide të mjeteve për bizneset lokale, pozicion ky i cili këtë vit nuk është realizuar për shkak të menaxhimit joadekuat të pushtetit të kaluar.