NASA zbulon një ‘botë oqeanike’ ku 1 vit zgjat 11 ditë, por mund të jetë perfekte
Shkencë dhe teknologji

NASA zbulon një ‘botë oqeanike’ ku 1 vit zgjat 11 ditë, por mund të jetë perfekte

21.Sep.2022 09:20
0

Astronomët kanë zbuluar diçka që ata e kanë quajtur një “botë aliene ujore” – një planet i mbuluar plotësisht nga oqeani.

I gjendur në sistemin diellor të një ylli rreth 100 vite-dritë larg tokës, ku 1 vit zgjat 11 ditë planeti ndodhet në të ashtuquajturën “Zona Goldilocks” ose “Zona e Banueshme”, ku temperatura e tij do të ishte e duhura për formimin e ujit të lëngshëm në sipërfaqe.

 

Ashtu si toka, ky planet do të kishte aftësinë ta ruante ujin e lëngshëm, pasi distanca nga ‘dielli’ i tij e bën të mundur mos të jetë as shumë i nxehtë as shumë i ftohtë.

I quajtur TOI-1452 b, planeti është pak më i madh në përmasë dhe masë se toka, por për shkak të densitetit më të ulët në krahasim me tokën, shkencëtarët mendojnë se ai mund të jetë i mbuluar nga një shtresë e trashë uji. 

Planetët me oqeane janë me interes të veçantë për astronomët dhe entuziastët e hapësirës, pasi mendohet se ata janë kandidatë të fortë për planetët ku jeta mund të ketë origjinën e saj fillestare apo edhe aty ku ajo mund të mbijetojë.

‘Kandidati më i mirë për planetin e oqeanit’

Astronomët që punojnë në studim e kanë quajtur TOI-1452 b një nga kandidatët më të mirë të planetit oqean të zbuluar deri më tani.

“TOI-1452 b është një nga kandidatët më të mirë për një ekzoplanet që kemi gjetur deri më sot,” tha Charles Cadieux, një student i doktoraturës në Universitin e Montrealit dhe anëtar i Institutit për Kërkime mbi Ekzoplanetët.

“Rrezja dhe masa e tij sugjerojnë një densitet shumë më të ulët se sa do të pritej për një planet që në thelb është i përbërë nga metali dhe shkëmbi, si toka”.

Një objektiv kryesor për teleskopin Webb

TOI-1452 b mendohet të jetë shkëmbor si toka, por dendësia e tij më e ulët se sa pritej, besohet të jetë për shkak të një sasie shumë më të madhe uji sesa ajo që kemi në tokë.

Ndërsa 70 % e sipërfaqes së planetit Tokë është e mbuluar me ujë, uji në fakt përbën më pak se 1% të masës së planetit tonë.

Analiza e astronomëve zbuloi se deri në 30 % e masës së TOI-1452 b mund të përbëhet nga uji.

Ky është një proporcion i ngjashëm me disa nga hënat që gjenden në Sistemin tonë Diellor, si Ganymede dhe Callisto të Jupiterit, dhe Titan dhe Enceladus të Saturnit.

Duke publikuar gjetjet e tyre në The Astronomical Journal, ekipi tashmë po planifikon studime pasuese me teleskopin më të fuqishëm në histori./Euronews/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ota-oqeanike.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kurti prezanton 10 pikat e platformës për mandatin e ri në krye të LVV-së
Arifi priti ambasadorin slloven, problemet prezantohen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration