“Na prenë në besë neve dhe OSBE-në” (video)
Lokale

“Na prenë në besë neve dhe OSBE-në” (video)

20.Jan.2013 14:46
0
Liderët politik shqiptarë të Luginës kanë dënuar aktet e qeverisë së Serbisë për heqjen e pllakës përkujtimore në sheshin e Preshevës, raporton Titulli.  Gjatë një konference të jashtëzakonshme të  mbajtur për gazetar në sallën e kuvendit komunal,  Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës deklaroi se qeveria ka shkelë mbi identitetin e vlerave të mirëfllta historike të shqiptarëve të Luginës. Ai shtoi se Serbia me aktet e këtilla e pezullon procesin e progresit të ndihmuar edhe nga ndërkombëtarët. Deputeti popullorë në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi tha se sot mjerisht janë dëshmuar prognozat e atyre që kërcënuan më herët dhe se po shihet se e vetmja logjikë e politikës shtetërore është ajo e dhunës dhe përdorimit të aparatit të dhunës. Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit më këtë rast është shprehur  se përvec shqiptarëve që janë prerë në besë janë edhe përfaqësuesit e OSBE-së. Ndërsa ish shefi-politik i UÇPMB-së dhe lideri i Lëvizje së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, thot se Lugina ka qenë në shënjestër të qeverisë së Serbisë me terme të llojllojshme, duke mos kursyer fjalorin. Musliu gjithashtu ritheksoi edhe njëhërë marrëveshjen me palën serbe pas konfliktitit të armatosur të vitit 2001 duke shtuar se pllaka përkujtimore është vendosur për ata që bën luftë të drejtë. Gjithashtu, për media janë prononcuar edhe Skender Destani, Rahmi Zulfiu dhe Ramiz Latifi të cilët kanë shprehur mllefin e tyre pas situatës së krijuar në Luginë. Pas konferencës për shtyp spektri politik ka bërë homazhe në vendin ku më parë ishte e vendosur pllaka përkujtimore me emrat e 28 dëshmorëve të UÇPMB-së. Liderët politik shqiptar për nesër në orën 12 kanë paralamëruar një protestë gjithëpopullore në Preshevë, ku edhe njëhere do të shprehen kërkesat e shqiptarëve të Luginës për të përmirësuar dhe lehtësuar jetën e qytetarëve të cilët e kalojnë nën hijen e frikës, dhunës dhe shpërnguljes masive në heshtje. Ndërsa në oborrin e kuvendit komunal, pikërisht tek vendi ku ishte vendosur pllaka e dëshmorëve të UÇPMB-së, afro 200 qytetarë kanë ndëzur qirinjë për të nderuar gjakun e dëshmorëve./Titulli.com/ http://youtu.be/ANCzVh8R0QA http://youtu.be/Oo0fg6VrMmIcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Presheve-konferenca.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Preshevari i mllefosur (video)
Homazhe pa lapidar në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration