Në Bujanoc u mbyll stërvitja ushtarake dymbëdhjetë ditore "Ujku Planit 15"
Në bazën "Jug", në Bujanoc, të premten u mbajt stërvitja ushtarake në të cilën morën pjesë njësitë e armatosura të gjashtë shteteve.Stërvitja me emrin “Ujku Platin 15”, ka filluar më 17 nëntor, ndërsa sot është kryer me prezantimin e fundit në të cilin mori pjesë edhe kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq.
Në këto stërvitje përveç njësisë së Ushtrisë së Serbisë, morën pjesë edhe pjesëtarët e pesë vendeve Kroacisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Rumanisë, marinsat e Komandës Evropiane të SHBA-së, si dhe pjesëtarët e Xhandarmerisë së MPB-së të Serbisë.
Siç është thënë në Ministrinë e Mbrojtjes, stërvitja taktike në bazën “Jug”, afër Bujanocit, me 250 pjesëmarrës, do të mbahet sipas skenarit të përdorimit të njësive në operacionet multinacionale.
Stërvitja është vazhdimësi e “Ujkut Platin 14”, e cila do të mbahet në bazën “Jug” në qershor dhe “Luani Platin 14”, e cila është mbajtur në poligonin e Novo Sellës në Bullgari.
Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë nuk janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në stërvitjet e theksuara./Titulli.com/