Mërgimtarja nga Zvicra ndihmon shkollën fillore në Bujanoc
Lokale

Mërgimtarja nga Zvicra ndihmon shkollën fillore në Bujanoc

18.Mar.2016 12:16
0
Diaspora shqiptare gjithmonë ka ndihmuar vendlindjen dhe në kohërat më të vështira kanë siguruar edhe ekzistencën e shumë familjeve këtu.

Rasti i fundit i mërgimtares bujanocase nga Zvicra është për t’u përshëndetur pasi ajo ka ndihmuar shkollën e vendlindjes së saj.

Melihate Gjumshiti, mërgimtare nga Bujanoci, e cila jeton dhe vepron në Montre të Zvicrës, ka siguruar për shkollën fillore “Naim Frashëri” një aparat për fotokopje e skenim, dhe pesë printerë, raporton Titulli.com.

“Zonja Melihate Gjumshiti, e lindur në Bujanoc, por që jeton dhe punon në Zvicër, ka siguruar gjashtë aparate për shkollën tonë. Ajo ka kërkuar nga punëdhënësi i saj këto aparate, pasi kompania ku punon janë pajisur me aparate të reja. Zonja Gjumshiti ka siguruar edhe transportin dhe tani këto aparate, të gjithë në gjendje të rregullt, gjenden në shkollën tonë”, theksoi për portalin Titulli.com Vesel Sejdiu, drejtor i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.  

Sejdiu falënderon për këtë gjest zonjën Gjumshiti, duke shtuar se disa aparate do t’i shpërndajnë në shkollat tjera shqipe që kanë nevojë.

“Për aparatin për fotokopje shkolla ka pasur nevojë një kohë të gjatë. Duke iu falënderuar zonjës Melihate tani do të kemi më të lehtë zhvillimin e procesit mësimor me metoda të reja. Jemi shumë mirënjohës dhe në emër të kolektivit të shkollës e falënderojmë zonjën Gjumshiti”, shtoi drejtori i shkollës Vesel Sejdiu./Titulli.com/

Trupi Koordinues s'ka (ka) përmbushur misionin e tij për integrimin e shqiptarëve në Serbi
Të shtunën mbahet turneu ndërkombëtar i boksit "Tërnoci 2016"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration