Myftiu i Luginës, telegram ngushëllimi për vdekjen e mbretit të Arabisë Saudite
Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), i shpreh ngushëllimi Ambasadës së Arabisë Saudite, në Tiranë për vdekjen e mbretit Abdullah bin Abdulaziz.“Arabia Saudite, humbi një njeri të madh, një mbret të devotshëm, një burrështetas, i cili për 20 vjet rresht udhëhoqi ndershëm me shtetin dhe popullin e tij. Se sa ishte mbreti Abdullah bin Abdulaziz, modest dhe popullor flet ceremonia e varrimit të tij, pa ndonjë publicitet të madh, duke u shoqëruar vetëm nga familjarët e tij për në varrezat publike”, thuhet në telegram ngushëllimin e myftiut Saqipi, transmeton Titulli.com.
Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, shpreh ngushëllime familjes së mbretit të Arabisë Saudite, Ambasadës së akredituar në Tiranë, si dhe vëllait të tij Salman bin Abdulaziz, i cili u zgjodh mbret për ta udhëhequr vendin, njofton Qendra Informative BIPBM-së në Bujanoc. /Titulli.com/