Muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” u prezantua në Preshevë (foto)
Para objektit të komunës së Preshevë është prezantuar muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” dhe është mikëpritur nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani me stafin e saj dhe drejtoreshën e Unionit Bashkive Shqiptare në rajon, Andriola Kambo.
Publikut lokal ju prezantu një pjesë e vogël e traditës së Tiranës me veshjet etnografike që strehon në miniaturë rrugëtimin dhe kujtesën e një qyteti që përgjatë një shekulli, falë bujarisë dhe trashëgimisë së tij më të mirë si dhe kontributit të elitave kombëtare, u shndërrua në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.
Gjithashtu përfaqësues të komunës së Preshevës kanë ndarë mirënjohje për bashkinë e Tiranës dhe së bashku kanë vizituar edhe disa objekte me karakter kulturorë ndërsa SHKA “Presheva” kanë prezantuar një program kulturorë.
Muzeu i lëvizës “Tirana vjen tek ti” synon promovimin e turizmit, kulturës dhe traditave të qyteteve shqipfolëse, të bashkuara tanimë në Unionin e Bashkive Shqiptare që përfshin edhe qytetin e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/resheve-muze-tiranes.jpg): failed to open stream: No such file or directory