Mustafi: Rreth 100 mijë shqiptarë të regjistruar deri tani në Serbi
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë se në Preshevë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë me 58 mijë e 845 banorë, ndërkaq në Bujanoc, sipas tij, deri tani janë regjistruar mbi 54 mijë qytetarë dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen e në Medvegjë janë regjistruar tetëmijë.
Në Medvegjë e Bujanoc, sipas Mustafit, ende nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit.
Ai tha se deri tani i bie që rreth 100 mijë shqiptarë kanë deklaruar kombësinë në Serbi.
“Mbi 54 mijë qytetarë janë regjistruar në Bujanoc dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen. Derisa në Medvegjë rreth tetëmijë janë regjistruar. Shpresojmë të jenë mbi 15 % shqiptarë. Ende nuk është përmbyllur procesi në Medvegjë dhe Bujanoc… Shqiptarë janë afër 100 mijë, por ende nuk i kemi të dhënat e përpunuara”, ka thënë Mustafi.
Mustafi, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka thënë se në vitin 2011 e kanë bojkotuar procesin e regjistrimit, ku janë regjistruar vetëm 400 shqiptarë, ndërkaq në vitin 2002 nuk është lejuar regjistrimi i diasporës shqiptare.
“Procesi i regjistrimit të popullsisë në Komunën e Preshevës është përmbyllur me 58 mijë e 845 banorë të regjistruar. Por në vitin 2011 e kemi bojkotuar procesin dhe kanë qenë vetëm serbët dhe diku 400 shqiptarë të regjistruar në Preshevë. Në vitin 2002 nuk është lejuar të regjistrohet diaspora”, ka thënë Mustafi për Klankosova.tv.
Ai tregoi se sot është takuar edhe me Komisarin e Lartë për Pakicat Kombëtare nga Haga, Kairat Abdrakhmanov, të cilit i kanë kërkuar monitorimin e përfundimit të procesit dhe përpunimit të të dhënave.
“Deklaratat e Presidentit Vuçiq ishin shqetësuese. Kemi takuar Komisarin e Lartë për Pakicat Kombëtare nga Haga, ambasadorin e OSBE-së dhe kemi kërkuar monitorim të përfundimit të procesit dhe përpunimit të të dhënave”, ka shtuar ai.
Ai tha se rreth 100 mijë shqiptarë “është dëshmia më e mirë kundër diskriminimit e pasivizimit të adresave”.
“Kemi dëshmuar se nuk jemi vetëm 5809 shqiptarë sa ishin në regjistrat zyrtare të Entit të Statistikave Republikane”.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ustafi.jpg): failed to open stream: No such file or directory