Mustafa priti në zyrën e tij gra institucionale nga Kosova
Ragmi Mustafa, zv.Kryetari i Komunës së Preshevës njëkosisht priti në zyrën e tij një grup të grave nga Kosova.
Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafa:
Sot, zv.Kryetari i Komunës së Preshevës njëkohësisht kryetar i PDSH-së z.Ragmi Mustafa së bashku me nënkryetaren znj.Albiona Ibrahimi Rexhepi takuan Deputeten e Parlamentit të Kosovës znj. Eliza Hoxha, Nënkryetaren e Komunës së Prishtinës znj.Donjeta Sahatçiu, Drejtoreshën për Kulturë rini dhe sport në Komunën e Mitrovices znj.Valdete Idrizi.
Në takim u bisedua për faktorin shqiptar në Luginë të Preshevës, zhvillimet e fundit politike në vend e rajon.
Në fund z.Mustafa i uroi 8 Marsin ditën e Gruas.