Mustafa nga Presheva uron kryetarin e Kuvendit të Kosovës
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka uruar kryetarin e porsazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.Mustafa ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që ka dhënë Kosova për Luginën e Preshevës në këto vitet e fundit.
“Unë jam i bindur që Ju, me urtësinë, shkathtësinë dhe përvojën Tuaj të gjatë politike, do arrini të harmonizoni të gjitha forcat politike në Kuvend për të arritur synimet e popullit shqiptar në integrimet euroatlantike”, ka shkruar Mustafa.
Ai shpreson për një bashkëpunim edhe më të thellë të anasjelltë, e që do të kontribuonte dukshëm në ecjen përpara të proceseve politike, socioekonomike, sigurisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave tjera edhe në Luginë të Preshevës./Titulli.com/