Mustafa: Mbështetje e palëkundur për shqiptarët e Luginës nga qeveria  Rama
Lokale

Mustafa: Mbështetje e palëkundur për shqiptarët e Luginës nga qeveria Rama

03.Sep.2021 12:14
0

Kryetari i PDSH-së dhe zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka qëndruar pë vizitë në Tiranë dhe është pritur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali.

"Ishte kënaqësi të takoja miqësisht znj. Spiropali të cilën e njoftova për situatën politike në vend dhe rajon, znj Spiropali u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, sidomos çregjistrimin e shqiptarëve nga regjistri civil në administratën e policisë lokale. Ndërkohë është arritur dakordim që zgjidhja e vetme për shqiptarët e Luginës së Preshevës është Bashkimi i Luginës me Republikën e Kosovës", ka shkruar Mustafa në facebook.
 
Ai mëtje ka theksuar se takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
 
"Mbështetje e palëkundur për Shqiptarët e Luginës së Preshevës nga Qeveria e Kryministrit Edi Rama", shkroi Mustafa./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ustafa-spiropali.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Siguria në shtëpi mund të ofrohet nga monitorimi i valëve WiFi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration