Mustafa: E vetmja zgjidhje për Luginën është pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës
Lokale

Mustafa: E vetmja zgjidhje për Luginën është pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës

04.Apr.2022 13:30
0

Serbia edhe në këtë kohë po vazhdon me politikat hegjemoniste karshi shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke bërë edhe pasivizimin e adresave për banorët shqiptarë.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se për Luginën e Preshevës e vetmja zgjidhje për ta është pjesëmarrja në zgjedhjet e Republikës së Kosovës.

“Serbia ka bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut për shqiptarët në Luginë, Serbia po shpërngul shqiptarët në mënyrën më të moderuar, pra po i pasivizon adresat dhe kjo është shkelje e ligjeve, sot në Luginë papunësia është mbi 70 %”, tha ai në emisionin “Aktual”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, PDSH-ja ka bojkotuar zgjedhjet për shumë arsye, por nuk kanë bërë ftesë as të dalin dhe as mos ta dalin në zgjedhjet të 3 prillit 2022 në Serbi, kur sipas rezultateve preliminare shqiptarët kanë fituar vetëm një mandat deputeti në Kuvendin e Serbisë.

Mustafa, ka kërkuar mbështetje për qytetarët e Luginës së Preshevës. “Ne kërkojmë që Qeveria e Kosovës t'u mundësojë të gjithëve nënshtetësi të Kosovës, pasi ata këtu janë duke jetuar për shumë vite”, deklaroi ai.

Sipas tij, qytetarët e Luginës së Preshevës janë krenarë me nështetësinë e Kosovës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ustafa-pdsh.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Të dhënat e fundit jo përfundimtare : Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me 0 mandate në parlamentin e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration