Lokale
Musliu: Viti i sfidave , sukseseve dhe ngecjeve
Lëvizja e Progresit Demokratik, me rastin e ndërrimeve të motmotit ua uron gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2014, me dëshirën që ky vit, le të jetë vit i realizimit të aspiratave tona shekullore.
Duke shqyrtuar gjendjen e përgjithshme në Luginë të Preshevës, gjatë vitit 2013, LPD, konsideron se vitin që po e lëmë prapa ishte një vit i mbushur me sfida, kthesa pozitive dhe ngecje.
LPD, vlerëson se viti 2013 për shqiptarët e Luginës së Preshevës ishte i rëndë si për nga gjendja politike dhe e sigurisë, po ashtu edhe për nga gjendja ekonomike. Diskriminimi sistematik i shqiptarëve nga Beogradi, u manifestua me rastin e heqjes me dhunë të Lapidarit të dëshmorëve të kombit, pastaj konfiskimi i librave shqip, arrestimeve dhe vdekja e një ish pjesëtari të UÇPMB-së në burgun e Vranjës.
Sipas LPD-së vitin 2013, gjithashtu e kanë karakterizuar një varg ngecjesh në mosrealizimin e kërkesave të shqiptarëve rreth kthimit të Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit në Preshevë dhe largimit të Memorialit të xhandarmërisë serbe mbi fshatin Lluçan, Komuna e Bujanocit.
Vargut të ngecjeve gjatë vitit 2013, sipas LPD-së, i shtohet edhe ndërprerja e bisedimeve të spektrit politik shqiptar me Beogradin, i cili e ka injoruar dhe shpërfillur dokumentin prej 7 pikash të palës shqiptare.
Në vazhdim LPD, konstaton se edhe viti në vijim, për rajonin e Luginës së Preshevës, do të mbetet një vend me probleme politike rreth mos rregullimit me ligj të përdorimit të lirë të simboleve kombëtare dhe zbatimit në praktikë të dygjuhësisë.
Kthesa pozitive për LPD-në, të cilat nisën këtë vit e do të vazhdojnë në 2014, do të jenë lirimi i të arrestuarve shqiptarë nga gjykata serbe, heqja e taksave kufitare me Kosovë dhe akordimi i një Fondi për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Shqipërisë.
Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Viti i Ri, le të jetë një vit i mbarë e i suksesshëm, një vit i bashkimit të shqiptarëve në një komb, konform integrimeve evropiane, konform Marrëveshjes së Konçulit dhe amanetit të dëshmorëve të kombit, vetëm në këtë mënyrë shqiptarët do t’i kremtojnë festat me vullnet e dinjitet, thuhet në përgëzimet e Lëvizjes së Progresit Demokratik, të nënshkruar nga lideri i saj Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc.
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Musliu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!