Musliu: Në mesin e liderëve të Luginës ka përçarje
Lokale

Musliu: Në mesin e liderëve të Luginës ka përçarje

01.Feb.2014 17:17
0
Takimi i fundit i liderëve politikë shqiptar më Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë , Ditmir Bushati i zhvilluar në Tiranë nuk ka kaluar ashtu siç edhe ishte paraqitur në publik. Madje, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ua ka tërhequr vërejtjen liderëve të Luginës që mos të shkojnë me një përçarje. Ndërkaq, lidhje më këtë, kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, për “Zëri”, e ka pranuar se ka përçarje në mes të liderëve të Luginës, por thotë se nuk është e vërtetë që nuk flasin mes veti. Madeja ai thotë së reagimi i Bushatit është një reagim pozitiv. “ Është një reagim pozitiv. Nuk thuhet kot në popull “Qortimet e mikut, janë këshilla!”. Diplomati shqiptar gjatë këtij takimi ka vërejtur se në mesin e liderëve të Luginës ka përçarje dhe kjo është e vërtetë”, tha për “Zëri”, Musliu. Musliu këtë përçarje e sheh si rezultat të garave në pushtet dhe qendror, por jo edhe për veprimtari me interes kombëtar. “Ne flasim se nuk jemi në bela. Mund të jemi rival në mendime dhe qëndrime për shkak ndasive partiake, por kjo nuk do të thotë se nuk flasim mes vete. Përshëndetja është kulturë dhe nuk është në natyrën e shqiptarëve. Ne shpesh përshëndetemi dhe flasim me zyrtarë serbë, të cilët deri dje na kanë ndjekur, burgosur e vrarë e lëre më të mos flasim në mes vete. Edhe kryeministri Thaçi, gjatë takimit në Bruksel, është përshëndetur me homologun e tij Daçiq dhe krejtësisht kjo është normale”, theksoi Musliu. Ndërkaq, ai thotë se takimi i Tiranës te ministri Bushati, kështu të bashkuar i gjithë spektri politik i Luginës, fletë qartë se kur është në pyetje çështja shqiptare e këtij rajoni, të gjithë janë bashkë. “Bashkë e unik kemi qenë edhe gjatë Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, bashkë kemi qenë, gjithashtu edhe gjatë luftës çlirimtare të UÇPMB-së dhe Marrëveshjes së Konçulit, në ketë drejtim kemi qenë bashkë edhe gjatë miratimit të Platformave politike për Luginën e Preshevës. Ne jemi një grusht shqiptarësh në Luginë të Preshevës, nuk e kemi një hall të jemi të ndarë”, theksoi Musliu. Propozimi i Bushatit për një koordinator sipas Musliut do t’i lehtësonte takimet e ardhshme, të cilat do të ishin shumë më funksionale, më racionale dhe më parimore. “Unë pajtohet plotësisht me një propozim të tillë. Ne shqiptarët duhet të mësohemi, që në këso takimesh të nivelit të lartë, nuk ka nevojë të shkojmë në numër të madh, ngase e vështirësojmë mënyrën e bisedimeve”, tha Musliu./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/Jonuz-Musliu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bujanoci e Presheva lënë nën hije Gala mbrëmjen e Prishtinës (foto)
Shqiptarët nga Jugu i Serbisë me një listë parlamentare!?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration