Musliu kërkon fond të veçantë nga buxheti i Shqipërisë dhe Kosovës  (Video)
Lokale

Musliu kërkon fond të veçantë nga buxheti i Shqipërisë dhe Kosovës (Video)

12.Apr.2015 19:02
0

“Ka ardhur koha që Shqipëria të jetë në krah të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, jo vetëm me retorikë politike por dhe me vepra. Nuk ka kuptim Shqipëria pa Bujanocin, Medvegjën dhe Preshevën” .

Është mesazhi që vjen nga shqiptarët në Luginën e Preshevës, përmes Jonuz Musliut, kreut të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Nga studio Ballkan Magazine e Ora News, me gazetaren Linda Karadaku, Jonuz Musliu i bën thirrje kryeministrit Rama në Shqipëri dhe kryeministrit Isa Mustafa në Kosovë të nxisin investitorët të investojnë në Luginën e Preshevës. Madje kërkon dhe hapjen e një fondi në buxhetin e shtetit të dy qeverive.

“Kur di Serbia të ndajë 40 milionë euro për serbët e Kosovës, edhe Shqipëria e Kosova kanë mundësi. Ia kam bërë kërkesën Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, që një pjesë e buxhetit të jetë dhe për shqiptarët e Preshevës” tha Musliu./Titulli.com/

 

Më posht mund të shikoni intervistën e plotë:

VIDEO

Një i arrestuar nga Lugina në Novosellë të Kamenicës
Lugina me 80 % të papunë, vendi më i pazhvilluar në rajon dhe Evropë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration