Musliu e Ramadani presin koordinatorin nga Bursa e Turqisë, Rexhep Gyndyz
Në komunën e Bujanocit ka qëndruar pvr vizitë udhëheqësi i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në Brusa të Turqisë, Rexhep Gyndyz.
Ai është pritur nga nga zëvendëskryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu dhe kryetari i kuvendit komunal, Enver Ramadani.
Postimi i plotë në Facebok nga Shqiprim Musliu:
Në Komunën e Bujanocit mirëprita z.Rexhep Gyndyz, udhëheqës i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në Brusa të Turqisë, i cili realizoi një vizitë zyrtare për mundësinë e krijimit të marrëdhënieve në fusha të ndryshme mes komunës sonë dhe komunave në Brusa.
Z.Gyndyz shprehu gatishmërinë që t’i mundësoj nxënësve në shkollat e mesme që të realizojnë praktika nëpër ndërmarrje të mëdha prodhuese si dhe të shkëmbejnë eksperiencat në qytetin e Brusës.
Bashkarishtë vizituam edhe Shkollën fillore në qytet, ku u njoftuam me problematikat duke i shprehur nikoqiri ofertën që nxënësit të zhvillojnë ekskursione studimore në Brusa.