Lokale
Musliu: Duam kontrollin mbi doganën në Konçul, si serbët në veri të Kosovës
Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) Jonuz Musliu pas seancës së këshilltarëve të tre kuvendeve shqiptare të Luginës ka kërkuar reciprocitet të plotë me serbët në veri të Kosovës.
Ai i ka thënë agjencisë Beta se Kuvendet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë aprovuar deklaratën përmes së cilës urgjentisht kërkohet përmirësimi i pozitës së shqiptarëve në Luginë, në mënyrë që të kenë të gjitha të drejtat sikurse serbët në veri të Kosovës.
Musliu me këtë rast ka thënë se rezoluta e cila u aprovua sot dhe e cila do t’i dërgohet Qeverisë në Beograd, bashkësisë ndërkombëtare si dhe Qeverisë së Kosovës, ndër të tjera kërkon që shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci të kenë kontrollin e doganave dhe mallrave që kalojnë në kalimin kufitar Konçul – Dheu i Bardhë, në Komunën e Bujanocit, transmeton Titulli.
“Rezoluta më shumë ka të bëjë me realizimin e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Konkretisht i referohet reciprocitetit me të drejtat që kanë serbët në veri të Kosovës, dhe kjo nënkupton se siç ata kontrollojnë doganat në veri të Kosovës edhe ne shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc të kontrollojmë doganën në kalimin Dheu i Bardhë, në anën serbe”, është shprehur Musliu.
Ai po ashtu ka thënë se në deklaratë kërkohet që nga Qeveria e Serbisë të mos jenë më prezentë njësitë speciale në hapësirat e komunës së Preshevës dhe Bujanocit, por vetëm të policisë multietnike./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/kufiri-koncul.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!