Musliu: Bujanoci nuk është Kolumbi
Lokale

Musliu: Bujanoci nuk është Kolumbi

31.Oct.2013 20:54
0
Mbahet seanca e Këshillit Komunal për Siguri që iu kushtua situatës së krijuar në komunë të Bujanocit pas aksidentimit me fatalitet të policit Goran Gjorgjeviq. Pjesëmarrësit në seancën e së enjtes njëzëri kanë dënuar aksidentin duke kërkuar kapjen sa më të shpejtë të kryesit të kësaj vepre. Drejtuesi i kësaj mbledhje Jonuz Musliu, pas përfundimit të saj, u shpreh se qëllimi kryesor i mbajtjes së mbledhjes ishte shqyrtimi i situatës dhe që ky rast të mos përdoret për të bërë politik. “Aktin e kanë dënuar të gjithë anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri”, u shpreh kryetari i Kuvendit Komunal të  Bujanoci Jonuz Musliu, i cili ndër të tjera theksoi se kryerësi i kësaj vepre duhet të dal para drejtësisë. Musliu është kundër deklaratave si ato të drejtorit të policisë Millorad Veljoviq, dhe bastisjeve që janë bërë në fshatrat shqiptare të kësaj komune. “Me hy nëpër shtëpi mund të vij deri te një destabilizim, apo duke thënë se ka me tonë drogë, gjë që nuk është e vërtetë. Nuk është Kolumbi  Bujanoci. Në këtë komunë duhet të investohet e të punësohen njerëzit që të jetë një komunë më stabile”, tha Musliu, raporton Titulli. Ai matej theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me policinë lokale, duke ripërsëritur se forcat tjera duhet të largohen nga ky rajon. “Në komunën tonë ka ushtri, polici, xhandarmëri, njësi elite të painformuara të cilat pas luftës së UÇPMB-së  e kanë stërngarkuar këtë rajon. Në çdo moment kërkojmë që të largohen këto forca dhe këto komuna të monitorohen nga policia multietnike, pasi për të kemi edhe marrëveshjen e Konçulit”, nënvizoi Musliu. Në këtë mbledhje të tretë të Këshillit Komunal për Siguri përveç udhëheqësisë komunale, ka marrë pjesë edhe shefi i stacionit policor në Bujanoc./Titulli.com/
"Mbrojtësit" e Luginës
“Sezai Surroi” fiton ndaj nxënësve të Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration