Murati: Problemi  shqiptaro-serb zgjidhet vetëm me korrigjim kufijsh
Lokale

Murati: Problemi shqiptaro-serb zgjidhet vetëm me korrigjim kufijsh

16.May.2019 09:03
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, tha se LB-ja për shumë vitet ka kërkuar që të ketë reciprocitet dhe të shkojë deri në ridefinim të kufijve në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht çështja shqiptaro-serbe.

Sipas tij përmes një marrëveshje të re, Kosova do të krijojë hapësirë për të ndryshuar edhe kushtetutën e saj.  “Në këtë kushtetutë kanë të drejtë vetoja pakicat, sidomos pakica serbe, në funksionimin e sistemit”, tha ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3). Murati bëri me dije se nga viti 2008 kanë mbrojtur qëndrimin për ridefinim. “Ne kemi prezantuar edhe platformën për atë çështje. Këtë platformë i kemi pasur prezantuar edhe Thaçit, që në atë kosh ishte kryeministër”, tha ai. Murati tha se kundërshtimet kanë ardhur për shkak të idesë që ka ardhur nga presidenti. Ai tha motorët për të zgjidhur problemet është SHBA-ja. Për të parin e LB-së, krijimi i pushtetit të tretë në Kosovë nuk do të ishte e mirë.

Samiti i Berlinit që u mbajt ditë më parë, sipas Muratit nuk e ka varrosur idenë e korrigjimit. Ai tha se është turp i madh që dikush thotë se u varros që Lugina t’i Bashkohet Kosovës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/alon-murati.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration