Murati: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi të ripërcaktohen kufijtë
Lokale

Murati: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi të ripërcaktohen kufijtë

06.Jun.2020 10:32
0

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes pë Bashkim  thotë se marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ketë vetëm kur të ripërcaktohen kufijtë në mes të dy vendeve.

"Ashtu si qeveritë e kaluara edhe kësaj qeverie fatin do t’ia përcaktojë dialogu me Serbinë. Ashtu si edhe qeveritë e kaluara edhe kjo në raport me dialogun qëndrimet i kanë të njëjta, krejtësisht brenda kornizave të deritanishme të të menduarit dhe vepruarit", ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook, transmeton Titulli.com.

Sipas tij edhe kryeministri aktual, si ata para atij, edhe pse foli kundër shkëmbimit të territorit, nuk tregoi se pse nuk duhet të ketë shkëmbim të territorit (asaj që realisht do të duhej t’i referoheshin si ripërcaktim të kufijve).

"Nuk tregoi se pse është e dëmshme që pjesa shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t’i bashkohet Kosovës, dhe pjesa serbe e Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut t’i bashkohet Serbisë? Nuk na tregoi pse nuk do të ishte mirë që pas një marrëveshjeje të tillë të binte Pako e Ahtisaarit që është pjesë e kushtetutës së Kosovës e që e bën shtetin tonë jofunksional dhe të varur nga pakica serbe, rrjedhimisht në rastin tonë nga Serbia", thuhet me s tjerash në deklaratë e Muratit.

Ai u shpreh se për një gjë është o sigurt se edhe mund të ketë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë që nuk i prek kufijtë, por vizaton kufij e krijon asociacione të brendshme në Kosovë e që veç e dobësojnë Kosovën dhe e fuqizojnë ndikimin e Serbisë brenda saj.

"Por marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ketë vetëm kur të ripërcaktohen kufijtë në mes të dy vendeve dhe dy popujve bazuar në të drejtën e popujve për vetëvendosje në Kosovën Lindore dhe në veriun e Kosovës", ka shkruar Murati./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/alon-murati.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration